Pjata kryesore 22 Shtator 2021

Erdhi koha e zahireve të dimrit, si të përgatisni gogozhare

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Erida's kitchen

PËRBËRËSIT: 3 kg speca te kuq, 1 hudhër e plotë, piper i zi kokërr, 2-3 litra uthull e kuqe, gjethe dafine, kripë dhe sheqer.

PËRGATITJA:
Siç ju kam thënë dhe më parë specat për gogozhare nuk duhet të jenë vyshkura. Fillimisht përgatisim uthullën. Vendosim në zjarr 1,5 litër uthull me disa kokrra piper, 2-3 gjethe dafine, pak kripë dhe sheqer. Kur uthulla vlon, përvëlojmë të gjithë specat të cilëve duhet t'u hiqni më parë bishtin dhe farat. Pasi i kemi përvëluar, i lëmë të ftohen. Më pas i sistemojmë në kavanoza. Mbushim gjysmën e kavanozit me uthullën e zier dhe gjysmën tjetër me uthullën në gjendjen e saj natyrale. Vendosim brenda 2-3 gjethe, 2-3 thelpinj hudhër, disa kokrra piper, si dhe 1 majë lugë kafeje sheqer dhe 1 majë lugë kafeje kripë. I mbyllim kavanozat dhe i vlojmë 2-3 min përmbys, të mbuluar me ujë pak sipër kapakut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor