Aktualitet 21 Shtator 2021

Nesër dita pa makina, ja si do të jetë qarkullimi në kryeqytet

Aktualitet

22 Shtatori i nesërm do të jetë dita pa makina, një nismë e Bashkisë Tiranë që lidhet me 'Javën Europiane të Lëvizshmërisë'. Qytetarëve u bëhet thirrje që të lënë makinat, të ecin në këmbë dhe t’i bashkohen një sërë aktivitetesh që do zhvillohen në kryeqytet.

Për shoferët që për arsye të shumta nuk kanë mundësi të bëhen pjesë e kësaj nisme, policia e Tiranës dhe ajo bashkiake kanë marrë masat lidhur me qarkullimin: Konkretisht për orarin 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të Tiranës.

Kufizimi i qarkullimit të makinave do të bëhet si më poshtë:

•Rruga "Luigj Gurakuqi", duke filluar nga kryqëzimi me rrugën "Xhorxh Bush" deri në sheshin "Avni Rustemi".

•Rruga "Kostandin Kristoforidhi" deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi"

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga "Xhorxh Bush" - Rruga -Barikadave"

•Rruga "Hoxha Tahsim",- "Rruga "Tefta Tasho Koço"

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan - Qendër- do të devijojë në sheshin "Avni Rustemi" dhe do të stacionohet pranë tij.

***

Nisma synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Në 6 vitet e fundit ka pasur një sërë nismash kryesisht në kryeqytet për të ndërgjegjësuar qytetarët që të përdorin sa më pak makinat që të mos ndosin qytetin, e në vend të tyre të përdoren transporte alternative, të ecet në këmbë apo duke pedaluar me biçikletë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor