Showbiz 21 Shtator 2021

Anila Basha: Mëmësia më ka bërë një tjetër njeri

Showbiz

Anila Basha nënë, është një tjetër njeri. Kështu shprehet ajo në një intervistë Te Rudina, ku tregon se marrëdhënia me çdo njeri në punë apo në shoqëri, ka ndryshuar shumë që kur Arisi edhi në jetë.

“Nuk jam më ajo goca nervoze që kam qenë, kërkuese, këmbëngulëse. Edhe kur ndodh ndonjë gjë në punë tani, nuk bërtas siç bërtisja më përpara, tani jam më e qetë dhe i thërras gazetares në zyrë dhe i them shiko se më kanë rënë edhe nervat të merrem me ju, kam të tjera prioritete në jetë. Të gjithë më thoshin që Anila është e ashpër, e fortë.

Mëmësia më ka zbutur goxha. Unë e kam pasur ëndërr t’i jepja gji fëmijës tim dhe e mbajta 6 muaj Arisin me qumësht gjiri. Gjithmonë e kam imagjinuar këtë skenën sa bukur do ishte dhe e kam shijuar kaq shumë bashkë me Arisin topolak në atë kohë.

Arisi ka ndryshuar jetën komplet edhe të nënës sime, që nga humbja e babait ajo pati një lloj tronditje dhe ardhja e Aristotelit të vogël ka ndryshuar komplet, nëna funksionon vetëm për djalin”, ka rrëfyer Anila Basha.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor