Showbiz 21 Shtator 2021

Jonida Shehu flet për herë të parë për humbjen e mamasë "Pa të, çdo kafe më vjen e hidhur''

Showbiz

Para disa ditësh, moderatorja shqiptare, Jonida Shehu përjetoi një humbje të madhe, largimin nga kjo jetë të nënës së saj.

Lajmin e hidhur e bëri me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.


 “Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im”, shkroi ajo krahas një fotoje me të ëmën.


Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në rubrikën “A je për një kafe” në “Vila24”, ku ka folur mes dhimbjes së madhe për humbjen e mamasë së saj.

“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur.”- tha ajo.
Mes lotësh ajo kujtoi rutinën e mëngjeseve së bashku me të shtrenjtën e saj, bisedat si dhe kujdesin që i ka kushtuar të bijës, Kristal.

Kjo dhimbje e madhe që ajo po përjeton që nga humbja e nënës është për të si nga ato momente kur kthehesh në një fëmijë të vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor