“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Ndonëse është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës private, Bora Zemani shpesh është në qendër të vëmendjes, pikërisht për këtë.
Shumë e përfolur ka qenë lidhja me aktorin e humorit, Donald Veshaj, që duket se mori fund gjatë kësaj vere. Sakaq, ditët e fundit, në mediat rozë shkruhej kudo për një lidhje të mundshme me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, programin që vetë Bora drejton.
Ai ka shprehur shpesh debulesën e tij për të, duke thënë se janë familjarizuar shumë sidomos gjatë turneut veror të programit. Madje ka pohuar shpesh, se nëse do e kishte patur mundësinë, do kishte dalë në takim me të gjatë programit, ndonëse sigurisht formula nuk e lejon.
Megjithatë, Bora ka folur, pas thashethemeve, duke i vendosur ‘pikat mbi i’. Prezantuesja ka realizuar një pyetësor te faqja e brandit të saj, ku sigurisht nuk mungoi as pyetja e famshme “A je single?”. Ajo ka kthyer më në fund përgjigje, duke shkruar “100% single. E fokusuar tërësisht te Arbori dhe puna”, referuar programit “Për’puthen” dhe djalit të saj.
Më parë, edhe Atdheu mohoi se ishtë në një lidhje me prezantuese, duke shtuar se kishte shumë respect për të, por se e shihte vetëm si shoqe. Ai shtoi, se ishte i lumtur e i dashuruar, pa zbuluar emrin e vajzës që i ka fituar zemrën.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...