Showbiz 20 Shtator 2021

"Nuk ka tmerr më të madh se të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet" Fiori Dardha tregon momentin më të vështirë në jetë

Showbiz

Fillimi i këtij viti nuk ishte ndoshta

Fiori Dardha humbi para disa kohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës, nënën e saj. Moderatorja e njohur kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të.

Së fundmi, nëpërmjet një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” ajo ka treguar se fotoja nga momenti më i vështirë në jetën e saj ishte kur ndodhej në spital me të ëmën e ndjerë.


“Këtë foto e ka shkrepur motra ime, në përpjekje për të më qetësuar disi duke tentuar të bëjë ndonjë batutë. ‘Bëhesh shumë e shëmtuar kur qan, ndaj fshiji lotët’-më thoshte, teksa unë me ankth shihja në monitor se si ndryshonin rrahjet e zemrës dhe saturimi i mamit. Nuk ka tmerr më të madh se të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet”, ka shkruar moderatorja krahas fotos së dhimbshme ku shihet me sytë me lot dhe dhimbja i lexohet në fytyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor