Pjata kryesore 19 Shtator 2021

Trahanik, receta e famshme e zonjave duararta përmetare

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

PËRBËRËSIT:
4 peta të njoma
2 peta të pjekura
500 g qepë
1 gotë trahanik
500 g mish viçi tul i grimcuar
piper
rigon
trëndelinë
kripë dhe vaj ulliri

PËRGATITJA: Vendosni trahanikun të ziejë me 4 gota ujë dhe pak kripë. Kaurdisni qepën derisa të zverdhet edhe shtoni mishin e grimcuar, skuqeni derisa të marri pak ngjyrë. Bashkoni në tas trahanikun, qepët dhe mishin, vajin e ullirit, piper të zi të bluar, rigon edhe trëndelinë. Në tavë shtroni dy petët e njoma, petën e pjekur edhe trahanikun. Sipër i vendosni petën e pjekur, dy petët e njoma, vaj ulliri edhe pak gjalpë. Piqeni për 50 minuta me 180 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor