Showbiz 19 Shtator 2021

Nuk i rezistoi dot tundimit, Linda Halimi shtoi 12 kg që të bënte operacionin plastik më të kërkuar të momentit

Showbiz

Dobësimi i Linda Halimit tashmë nuk është më lajm. Janë të largëta kohët kur këngëtarja e njohur nga Kosova ishte mbipeshë. Mamaja e një vajze të vogël jo vetëm që ka vijuar të qëndrojë në formë, por ka bërë edhe muskulaturën e trupit edhe më të qëndrueshme dhe fotot e ndryshme në rrjetet sociale tregojnë qartë rezultatet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ♈️ ???????????????????????????? ♈️ Linda Halimi (@linditaworld)

Një pjesë të mirë të kohës, Linda ia dedikon palestrës dhe duket se është e fiksuar për të pasur forma trupore të përsosura. Fiksimi i saj ka arritur deri në atë pikë, saqë Linda ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë kirurgjikale, për të përmirësuar pamjen e saj. Bëhet fjalë për një operacion të quajtur BBL, Brazilian Butt Lift, një procedurë që heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion dhe e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.

Ajo ka treguar se iu desh të shtonte 12 kg para se të bënte ndërhyrjen, pasi nuk kishte mjaftueshëm dhjamë.Këngëtarja ka treuar në Instastory se gjatë ndërhyrjes nuk ka patur dhimbje dhe gjithçka ka qenë shumë e lehtë për të.

Madje edhe pas përfundimit të operacionit ajo vazhdon të mos ndjejë asnjë dhimbje. Linda s’do të mund të qëndrojë ulur për katër ditë, ndërsa pas katër ditësh mund të ulet në intervale të shkurtra, 5 deri në 10 minuta, derisa trupi i saj të shërohet plotësisht pas 6-8 javësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goals Plastic Surgery (@goalsplasticsurgery)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor