Astroliving 17 Shtator 2021

Mezi lëvizin vendit; Këto shenja zodiakale thyejnë rekordet e dembelizmit

Astroliving

Ata janë gati të shtyjnë edhe angazhimet më serioze dhe të jetojnë në kaosin e jetës së tyre personale, duke humbur shumë çdo ditë.

Demi

Demave u pëlqen shumë rehati dhe lëvizjet e shpeshta nuk janë në natyrën e tyre. Kjo nuk do të thotë që ata qëndrojnë shtirë në divanë dhe nuk bëjnë absolutisht asgjë, por janë ata që ankohen më shumë kur u duhet të bëjnë diçka. Ama nuk do të lodheshin të ngjiteshin në një ujvarë ose të kalonin gjithë natën në një club. Preferojnë shoqërinë e mirë,  pijet, të porosisin ushqim dhe të bëjnë biseda interesante.

Gaforrja

Gaforret dinë të shkëlqejnë në shumë mënyrë kur bëhet fjalë për punën dhe studimin, ndjekin informacionet dhe dinë shumë mirë të respektojnë afatet. Por u duhet të ruajnë foksin dhe vëmendjen, vecanërisht nëse janë njerëz pak dembelë ose nëse po dalin me dikë. Sepse ata janë njerëz që arrijnë të braktisin gjithçka vetëm për të qenë me personin që duan.

Ujori

Ata motivohen për t'i lëvizur trupat e tyre të dembelosur vetëm kur shohin një potencial vërtet të madh ndryshimi në mënyrën se si mendojnë dhe veprojnë. U pëlqen të ndihen të sfiduar dhe duan të tregojnë se ia dalin mirë në të gjitha fushat, por motivimi për të hequr dorë nga përtacia vjen më shumë nga të tjerët se sa nga vetja e tyre.

Janë shumë komunikues dhe kjo përfundon duke e bërë gjithçka më të lehtë, pasi ata kanë shumë miq që mund t'i ndihmojnë të dalin nga një stil sedentar jetese.

Peshqit

Peshqit janë ata që preferojnë ta kalojnë natën ulur në një tavolinë bari, duke folur me njerëzit që duan dhe pa pasur nevojë të kërcejnë në pistë ose të lodhen shumë. Ata i duan aventurat dhe natyrën, por kjo nuk do të thotë që duan të bëjnë edhe aktivitete fizike. Preferojnë një klimë të qetë dhe nuk është çudi që të gjejnë gjuhën e përbashkët me Demat të cilët janë dembelë dhe i marin gjërat zvarrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor