Astroliving 17 Shtator 2021

Jeni dashuruar me një Peshore? Ja se çfarë duhet të dini për ta

Astroliving

Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores, njihen për aftësitë e tyre për t'u përshtatur me situatat.  Por pavarësisht paqes dhe harmonisë që i karakterizon, duhet të dini se çfarë ju pret nëse dashuroheni me persona të kësaj shenje.

1 – Janë të pavendosur – Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejt, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që i bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet.

2 – I urrejnë konfliktet – Peshoret janë shumë shenjë paqësore, dhe konfiktet janë diçka që ata përpiqen me çdo kush ta shmangnin. Nëse shohin një situatë të tensionuar, Peshoret janë ata që bëjnë hapin e parë për të qetësuar situatën. Kjo madje edhe kur nuk janë pjesë e konfliktit. Me ta flisni gjuhën e paqes, pasi në të kundërt do ju tregojnë derën.

3 – E kanë shumë të vështirë të thonë JO – Duke qënë se Peshoret kanë një dëshirë të pashmangshme për të lumturuar njerëzit, shpesh herë e gjejnë veten në telashe nga vështirësia që kanë për të thënë jo. Ata marrin përsipër shumë punë, vetëm për mos të thënë që nuk munden dot. Ndonjëherë duhet t’ja bëni më të thjeshtë këtë përgjigje.

4 – Janë flirtues të lindur  – Peshoret janë gjithmonë duke flirtuar, madje edhe kur janë në një marrëdhënie. Mos u shqetësoni, janë besnik por flirtin nuk e shmangin dot. Janë aq të mirë në flirt, sa e bëjnë pa vetëdije. Por nuk tradhëtojnë asnjëherë pasi i dinë limitet.

5 – Janë dëgjues të shkëlqyer – Sa herë që të keni probleme, Peshorja di të jetë dëgjuesi më i mirë. Është fat i madh të keni një partner të tillë në krahë, pasi jo vetëm që do t’ju dëgjojë me vëmendje, por do dijë të mbajë edhe ritmin e gjërave tuaja. Këshillat intuitave të Peshoreve janë padyshim të vlefshme, kështu që vërjani veshin gjithmonë.

6 – Thyerjet e zemrës i kalojnë më shpejt nga të gjithë – Edhe pse janë dramatike, mund të duken sikur do vdesin, apo të tjera si këto, dijeni se një Peshore nuk vuan gjatë. Ata janë të parët për t’ju zëvendësuar kështu që kujdes kur i lëndoni. Ata mund të falin, por nëse ju kanë hequr vizën, për ta keni vdekur.

 

 

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor