Pjata kryesore 16 Shtator 2021

Supë e shijshme me hudhra dhe perime

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Si_shijon

Në Austri (mbase dhe në Gjermani) bëjnë një lloj supe që i thonë supë me hudhra. Është shumë e shijshme. Kjo është pothuajse si ajo, veçse ka nja dy perime shtesë.

PËRBËRËSIT:
- një qepë mesatare
- një kokërr hudhër (10 thelpinj ose dhe më shumë sipas dëshirës)
- një kërcell selino
- një patate e madhe ose dy mesatare
- një finok i madh
- tre filxhanë çaji me lëng mishi pule
- një filxhan çaji qumësht
- dy lugë vaj ulliri
- një lugë gjalpë
- pak majdanoz
- copëza buke të thekur
- kripë, piper i zi
- disa lugë ajkë të fermentuar (schmand) - opsionale

PËRGATITJA: Pastrojmë dhe presim në copa gjithë perimet (përfshirë qepën dhe hudhrat) dhe i vendosim të ziejnë me lëngun e mishit. Shtojmë dhe qumështin, vajin, gjalpin. E ziejmë supën rreth 20 minuta, sa të zbuten perimet. E bëjmë supën pure. E provojmë dhe e rregullojmë shijen me kripë. Nëse preferojmë, në fund mund të shtojmë dhe tre lugë gjelle ajkë të athët (Scmand). E shërbejmë supën me copa buke të thekur, majdanoz dhe piper të zi të sapo bluar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor