Showbiz 15 Shtator 2021

Mbesa e princeshë Dianës vazhdon të tërheqë vëmendjen e medieve, veshja e saj i thotë të gjitha

Showbiz

Princesha Diana do të mbahet mend gjithmonë si një ikonë e modës. Pavarësisht nëse ishin pulovrat e saj me dele, kurorat e saj që binin në sy apo kapelet , ajo sigurisht që dinte të vishej dhe këtë se mohon asnjë.

Përgjatë viteve, shumë anëtarë të familjes mbretërore i janë përafruar  stilit të Princeshës Diana, ashtu si  Meghan Markle apo Kate Middleton. Dhe mbesa e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer, me siguri ka ndjekur hapat e tezes për modën.

Në një postim të fundit në Instagram, u duk se Spencer në një video reklamuese për markën e njohur  Dolce & Gabbana tregoi dhe njëherë se frymëzohet nga Diana.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kitty Spencer (@kitty.spencer)

Në klip, Spencer shfaqet me një fustan me pika të D & G, i cili aktualisht kushton 3,245 dollarë. Ndërkohë, ajo mban versionin më të ri të çantës së markës “Sicily” ngjyrë të  zezë.

Dhe ndërsa Lady Kitty Spencer ka dhe një ngjashmëri me tezen e saj, veshja e saj e konfirmon akoma më shumë shijen elegante që i karakterizon .

Në vitin 1993, Princesha Diana madje kishte veshur një fustan mjaft të ngjashëm me këtë kur bëri një udhëtim në shtëpinë e pleqve në Bruges House në Cardiff.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor