Showbiz 15 Shtator 2021

"Nuk kam turp ta pranoj" Chrissy Teigen zbulon operacionin e radhës dhe duket aq ndryshe

Showbiz

Në një kohë kur i gjithë shtypi rozë është i përqendruar tek “Met Gala 2021” duke zbuluar se çfarë fshihej pas veshjeve të përsonazheve të njohura, shumat marramendëse që paguan për to, rregullat e protokollit që u ndoqën etj, Chrissy Teigen ka vendosur të vjedhë vëmendjen ashtu siç di të bëjë më mirë: duke rrëfyer të vërtetat e saj para ndjekësve. Diçka tipike e saj, duke patur parasysh se shpeshherë i përdor platformat e saj sociale si forma marketingu.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka pranuar publikisht se i ishte nënshtruar një procedure estetike. E dini çfarë ka rimodeluar? Faqet. Modelja tregoi me video faqet e saj, që tani duken ndryshe pasi ka hequr yndyrë prej tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Teigen pranon se i është nënshtruar kirurgjisë plastike. Ajo rrëfeu se ka bërë një liposuksion në sqetull në vitin 2017, për të kontrolluar djersitjen.

“Ndërhyrja më bëri të ndihem më mirë me fustane. Ndihesha më e sigurt. Ishte gjëja më budallaqe që kam bërë ndonjëherë, por më pëlqen. Nuk jam penduar, sinqerisht," –rrëfeu ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor