Tendencat e fundit te modes 14 Shtator 2021

Të gjitha sekretet e modës që Princeshë Diana i ka “trashëguar” dhe në ditët e sotme

Tendencat e fundit te modes

Veshjet që Diana mbante në vitet '80 dhe '90 janë ende të bukura dhe në modë edhe sot. Kohët kanë ndryshuar shumë,por disa nga truket që përdori Princesha e Uellsit ende shfaqen në gardërobat e personazheve të famshëm  në ditët e sotme. P.sh:

Perlat: Bizhuteritë me perla përdoren gjerësisht edhe sot. Për shembull, Jennifer Laërence u shfaq e veshur me një variant të këtij aksesori në vitin 2019 në shfaqjen e Dior gjatë Javës së Modës në Paris. Jessica Chastain, nga ana e saj, vendosi një varëse perlash në një ngjarje bamirësie për amfAR në 2017.

Kombini i ngjyrës së kuqe me lejlanë: Princesha Diana mburrej me kombinimin e të kuqes dhe lejlasë në vitin 1989. Meghan Markle përsëriti këtë kombinim të famshëm të ngjyrave në vitin 2019.

Pallto e kuqe: Princesha Diana tregoi pallton e saj të gjatë të kuqe të kombinuar me një çantë të zezë në 1996 kur e veshi atë pas stërvitjes së saj, gjë që shpjegon praninë e atleteve të bardha dhe çorapeve të gjata në foton më poshtë. Kate Middleton veshi një pallto të ngjashme në fund të vitit 2020 gjatë udhëtimit të saj të shkurtër rreth Britanisë së Madhe.

Rrobat e banjës  me printe leopardi: Lady Di mbante një palë rroba banje mahnitëse me printe leopardi shumë kohë para se ky element të bëhej jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e fashionistëve në vitet 2000. Sidoqoftë, ne mund të shohim se të famshmit kanë vazhduar të përdorin veshje të ngjashme të ndritshme edhe sot. Për shembull, Kendall Jenner mbante një në një jaht në 2017. Ndërsa Salma Hayek u shfaq në plazh e veshur me një në vitin 2019.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor