Aktualitet 14 Shtator 2021

Rritet numri i shtrimeve në spitalet Covid, ezaurohen rreth 70% e shtretërve

Aktualitet

Është rritur numri i rasteve që kërkojnë hospitalizim në spitalet Covid, duke bërë që shtretërit të jenë drejt ezaurimit.

Raportohet se në dy spitalet Covid ndodhen të hospitalizuar 205 pacientë nga 250 që është kapaciteti total i shtretërve, nëse shtrimet vijojnë me të njëjtin ritëm për një javë nuk do të ketëasnjë vend të lirë në spiatalet Covid.

Mësohet se të shtruara janë edhe dy gra shtatëzëna, pasi kanë shfaqur komplikacione pas infektimit me koronavirus. Mjekët bëjnë me dije se kjo kategoti po rrezikohet shumë.

Mediat televizive raportojnë se mes të shtuarve ka edhe persona që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

Kujtojmë se ditën e djeshme patëm një numër të ulët të infektimeve në vend, 410 raste të reja nga 3,499 testime të kryera. Gjithashtu humbëm jetën 5 persona pas komplikacioneve të sëmundjes.

Statistika (13 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 552
Të shtruar në spitale 195
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,499

Testime totale 1,120,460
Raste pozitive 157,436
Raste të shëruara 142,269
Raste Aktive 12,619
Humbje jete 2,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5236
Shkodër 1507
Durrës 1084
Fier 1081
Vlorë 864
Lezhë 713
Elbasan 620
Berat 455
Korçë 313
Kukës 276
Gjirokastër 271
Dibër 199

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor