Showbiz 14 Shtator 2021

Armina Mevlani reagon pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, "Mos ia..."

Showbiz

Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të vjehrrit të saj, Sali Berishës, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Blogerja kishte komentuar në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen.

Mirëpo, djekësve u ka rënë në sy komenti i saj dhe kanë replikuar me të pikërisht për çështjen e mësipërme. “Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një prej tyre, të cilit Armina nuk ia ka përtuar një përgjigje. “Mos ia qaj hallin,”- shkruan ajo në replikën e saj.

Ky është reagimi i saj i parë rreth çështjes më të rëndësishme politike në vendin tonë. Armina ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar rreth jetës private e as këtë herë nuk është prononcuar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor