Showbiz 14 Shtator 2021

Të gjithë po flasin për të; Ja pse është kaq e veçantë unaza e fejesës së Britney

Showbiz

Këngëtarja Britney Spears prej shumë kohësh është në qendër të vëmëndjes në të gjitha mediat e botës, për shkak të konfliktit me babin e saj dhe gjyqet që janë duke ndjekur.

Por, një lajm i bukur më në fund ka ardhur nga vetë ajo ditën e djeshme.  Sam Asghari i dashuri i këngëtares prej disa kohës, i ka propozuar për martesë!

Ajo që vazhdon ende të flitet është unaza e Britney që në pamje të parë duket si një unazë klasike “solitar” por në të vërtetë ka disa detaje.

Kjo unazë ka të gdhendur brenda saj pseudonimin që ai e thërret Brtneyn “Lioness” (“luaneshë”).

“Çdo dizajnues me të cilin fola për unazën kishte ide të mahnitshme, por unë thjesht u ndjeva më mirë me “Roman” , ne me të vërtetë u lidhëm me modelin dhe ai ishte aq i emocionuar sa unë për ta bërë atë të veçantë – kjo është arsyeja pse e zgjodha atë,” tha Asghari në një deklaratë.

Gjithashtu unaza ka disa gurë diamanti në pjesën e rrethit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor