Showbiz 13 Shtator 2021

U zhduk nga skena pa lënë gjurmë, Cubi tregon arsyen e vërtetë që e mbajti larg ekranit

Showbiz

Esmeralda Mekta, ose siç e njohim të gjithë, me nofkën e saj, Cubi, është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Mirëpo, vitet e fundit ajo u shkëput nga ekrani pa lënë gjurmë, një mungesë që nuk mund të mos vihej re nga publiku.

Në një intervistë me moderatorin Alban Musa, ajo ka treguar edhe arsyen pse u zhduk nga ekrani. “Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizik”, tha Cubi.

Sa i përket jetës private, ajo tha: “Statusi im ka qenë dhe jam e dashuruar”, tha ajo. Për momentin, aktorja është pjesë e “Klanifornia”, por foli dhe për planet e së ardhmes. Ajo tregoi se po mendon të vijë me një program të sajin, por ende nuk ka diçka konkrete.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor