Keshilla bukurie 13 Shtator 2021

A e dini produktin numër 1 që duhet të përdorni kur bëni grimin tuaj?

Keshilla bukurie

CHANEL krijon ULTRA LE TEINT, në themel është një produkt i lëngshëm që kombinohet me çdo lëkurë dhe reziston gjatë. Jep rehati për një rezultat të përsosur të grimit, që nuk kërkon asnjë prekje gjatë gjithë ditës. E disponueshme në një gamë prej 30 nuancash, i plotëson të gjitha ato që mund të presim ne femrat, duke sjell kështu një përsosmëri të lartë.

Ajo barazon ngjyrën,ndërkohë mban shkëlqimin nën kontroll për të arritur një lëkurë të përsosur me ngjyrë sa më natyrale dhe shkëlqyese.

CHANEL ka arritur të na sjell të gjithave, një shoqëruese besnike në përditshmërinë tonë.

ULTRA LE TEINT u ofron femravenjë qëndrueshmëri të lëkurës, falë kompleksit “PerfectSkin”. Ky kompleks përqafon në mënyrë perfekte konturet e fytyrës dhe i reziston nxehtësisë, lagështisë dhe dhjamit, për të ruajtur rezultatin e tij mat dhe për të mbajtur ngjyrën e tij të paprekur për 24 orë.

Është tepër komforte.

E pasur me glicerinë natyrale, ULTRA LE TEINT ofron një ndjenjë rehatie gjatë gjithë ditës. Lëkura është e butë dhe elastike. Me ULTRA LE TEINT, CHANEL shtyn kufijtë e përsosmërisë, duke ofruar një ngjyrë krejtësisht të barabartë që është gjithashtu natyrale dhe e ndritshme. Për ta bërë këtë, CHANEL zhvilloi Kompleksin LuminousPerfection, duke kombinuar një pluhur të butë që korrigjon papërsosmëritë dhe ndriçon zonat e errëta, me një përzgjedhje të pigmenteve, rezistente ndaj ujit për mbulim optimal.

Menjëherë lëkura është e zbutur, dhe fytyra juaj është krejtësisht e barabartë në tonalitet dhe padyshim rrezatuese.

Natyra e ULTRA LE TEINT?

Formula e imët dhe e lehtë e ULTRA LE TEINT i lejon lëkurës të marr frymë dhe nuk thekson linjat e holla. Përbërja e saj e lehtë për t’u aplikuar,shkrihet mbi lëkurë dhe i reziston sprovave të përditshme me rehati të madhe.

Si të përdoret?

Fondatina universale ULTRA LE TEINT mund të aplikohet me gishtat tuaj ose produktet e posame. Fondatina rrëshqet mbi lëkurë dhe ashtu sic është e ndërtuar, arrin mbulimin e dëshiruar, ngjyrën e barabartë, mbulon të metat dhe ju nxjerr në pah lëkurën  që ju do donit të kishit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor