Showbiz 13 Shtator 2021

Askush s'mund të guxojë me të, Ben Affleck tregon edhe një herë sa vlen për të Jennifer Lopez

Showbiz

Historia e dashurisë së Ben Affleck dhe Jennifer Lopez i ngjan një përralle.

Ben Affleck reagoi me shpejtësi për të mbrojtur Jennifer Lopez në Itali. Incidenti i frikshëm ndodhi në aeroportin e Venecias të shtunën, pasi një fans u përpoq t’i afrohej Jennifer me një aparat fotografik në dorë.

Ishte e paqartë se cili ishte synimi i tij, por duket se ai u përpoq të bënte një selfie. Ben i doli menjëherë doli para fansit ndërsa Jen lëvizi pas bodyguardit të saj për siguri.

Çifti ishin duke u mbajtur prej dore gjatë gjithë situatës. Ben dëgjohet duke thënë “ej, ej, ej”, para se ta shtynte butësisht burrin prapa. Sigurimi dhe dy oficerë policie më pas ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërsa dyshja vazhdoi ecjen në aeroport për t’u nisur për në New York  për Met Galan të hënën, më 13 shtator.


Ben duket se u kthye drejt Jennifer për t’u siguruar që ishte mirë para se të përshëndeste paparacët jashtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor