Showbiz 13 Shtator 2021

Pasi foli për anën negative të TV, tregoi dhe emisionin e saj të ri; Fiori Dardha tregohet realiste i përgjigjet rivaleve

Showbiz

Moderatorja e njohur Fiori Dardha ka qënë shpesh kryefjala e lajmeve në rrjetet e ndryshme sociale, për projektet e saj, dasmës, shtatzëninë etj.

Së fundmi ajo është bërë pjesë përsëri e lajmeve për shkak të deklaratave që ka bërë dhe lajmit që të gjithë pop resin, a do të jetë më pjesë e emisionit “boom”?

Ajo do të nisë një të ri investigative në “MCN TV”,  kështu që ka ndryshuar ekran dhe emision.

Pyetjeve të shumta të ndjekësve  për televizionin ajo i është përgjigjur kështu:

Ka intriga në television?

Ja përshembull: ti mund të jesh duke bërë grimin për të regjistruar programin që të është besuar, ndërkohë që një rivale (që insiston të të marrë projektin), përdor miqtë e saj nëpër portale për të publikuar tituj që të të prishë terezinë. ‘Kush do ta prezantojë këtë projekt Filania, apo Fistekja?’. Vjen një moment që mësohesh me këto paçavure dhe vetëm qesh me tentativat e tyre të dëshpëruara!”, është përgjigjur ajo.

Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse ka miqësi të vërtetë në televizion.

“Në televizion i ke të gjithë miq, për aq kohë sa nuk të shohin si konkurrent! Nëse ndiejnë se mund t’i eklipsosh, kthehen në hiena!”, ka treguar ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor