Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Pestoja me patëllxhanë është perfekte për të paërgatitur pastat, por edhe për të shijuar një fetë buke. Mund të zgjidhni ta përgatisni me erëzat tuaja të preferuara si dhe një thelpi hudhër sipas dëshirës.
Përbërësit
2 patëllxhanë mesatarë
2-3 thelpinj hudhër
1 grusht bajame
vaj ulliri e.v
kripë, piper, piper i kuq djegës
disa gjethe mente ose borzilok
Përgatitja
Lani patëllxhanët, hiquni bishtat, më pas bëjuni disa prerje për së gjati.
Qëroni hudhrat dhe pritini në feta të vogla.
Fusni hudhrat e prera tek prerjet që keni bërë tek patëllxhanët.
Piqini patëllxhanët për 45-50 minuta në 200 gradë derisa tuli të zbutet
Prisni bajamet në copa dhe vendosini në një tas
Nxirrni tulin e patëllxhanëve dhe grijeni derisa të bëhet krem
Bashkojeni me bajamet dhe rregullojeni peston me vaj, kripë, piper, spec djegës sipas dëshirës.
Në momentin e servirjes, shërbejeni peston me gjethe borziloku ose menteje të copëtuara me duar.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...