Showbiz 12 Shtator 2021

Ngeli 10 vite në klasë, por u bë biznesmen dhe ka në krah vajzën që ai pëlqente; Flor Binaj tregon historinë me shokun e klasës

Showbiz

Aktori Florian Binaj ka qenë i ftuar në programin 'Shqipëria live' për të folur rreth arsimit, ku ka treguar një histori që mund ta kemi parë në filma a lexuar në libra, por atij i ka ndodhur vetë. është historia e atyre djemve që ngelin në klasë për vite me radhë, por në fund bëhen biznesmenë, bosa e punëdhënës të ish-shokëve të tyre që shkëlqenin në mësime.

Për të dhënë një shembull shumë të shëmtuar por të vërtetë. Kur kam qenë në klasë të gjashtë në 8-vjeçare, na vjen një shok i ri në klasë i cili ishte më i madh se ne, nja 5-6 vjet më i madh se kishte ngelur.
Mbaruam klasën e 6 shkuam në të 7, ai vijoi po në të 6-ën. E kështu me radhë, derisa i thanë djalë i dashur lëre shkollën se nuk je për këtë punë, se ke 10 vjet në klasë të 6.
Kur isha në gjimnaz nisa punën në një security, biznes privat. E shoh që shoku im i klasës ishte bërë biznesmen. Ai kishte në krah një nga vajzat që unë kisha më qejf në atë kohë. Ky është realiteti tani, e shpresoj mos të jetë në të ardhmen, po kështu po vazhdon”, përfundoi Binaj. 
 
 
 
 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor