Astroliving 10 Shtator 2021

Venusi hyn në Akrep dhe në zodiak ndryshojnë ndjenjat, mendimet dhe energjitë

Astroliving

Ka disa ndryshime energjie që nuk janë të lehta, për t'u kuptuar, jetuar dhe përvetësuar. Një shembull? Shikoni Venusin, planetin e feminilitetit , harmonisë e zemrave dhe mendjeve, një planet që mbrëmjen e 10 shtatorit do të braktisë(kundra dëshirës) fuqinë e madhe që qëndron në Peshore për të kaluar në Akrep, në atë shenjë ku nuk shprehet dhe aq mirë për shkak të një errësimi i cili jo gjithmonë është i lehtë për t'u kuptuar. Ky realitet do të zgjasë saktësisht një muaj.

Sigurisht, siç ndodh gjithmonë, çdo shenjë do ta përjetojë këtë tranzit në mënyrën e vet. Të kënaqur për ta mirëpritur këtë ndryshim do të jenë Gaforrja, Akrepi, Peshqit dhe Dashi, shenja që bëjnë paqe me një formë harmonie,  të cilët  do të gjejnë mirëkuptim me ata që duan, me situata që duhen ndarë.

Demi, Luani dhe Ujori duhet të krijojnë një mënyrë të re të të komportuarit me të tjerët, që raportet të funksionojnë, që të hyjnë në logjikën e gjërave (edhe pse Marsi së shpejti do t'i ndihmojë për këtë).

Peshorja, Binjakët dhe Virgjëresha  do të përballen me një lloj lehtësie dhe shumë energji në të njëjtën kohë, duke braktisur xhentilesën e Venusit për t'u bërë më të drejtpërdrejtë dhe më pak ëndërrimtarë, të gjitha falë mbështetjes së Marsit.

Shigjetari zëvendëson përkëdheljet dhe ëmbëlsinë me pasionet e reja (mjaft të ngrohta, ndoshta pak të pavendosura) dhe Bricjapi në fund bën paqe me profesionin dhe angazhimet. Por për pak kohë, sepse nga java tjetër lodhja do të ndihet përsëri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor