Pjata kryesore 8 Shtator 2021

Salmon me salcë djathi dhe spinaq

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta

Përbërësit për 2 persona: 2 fileto salmoni, kripë e piper sipas nevojës, 1 lugë e madhe vaj ulliri, 1 lugë e madhe gjalpë, 3 thelpinj hudhër, ½ qepë e vogël, ¼ gotë verë e bardhë, 70 g domate të thara të kulluara nga vaji, 200 g pana kuzhine ose 100 ml pana dhe 100 ml qumësht, disa gjethe spinaq, 4 lugë të medha djathë Parmigiano të grirë, 1 lugë niseshte e tretur me pak  ujë nëse është nevoja, 1 lugë e madhe majdanoz i grirë.

Përgatitja: Grimë imët hudhrat dhe qepët. Në një tigan ngrohim vajin me zjarr të mesëm të lartë.Salmonin e kriposim dhe e spërkasim me piper nga të dyja anët dhe i skuqim në tiganin e nxehtë për 5 minuta afërsisht nga njëra  anë duke vënë në fillim anën pa lëkurë në kontakt me tiganin dhe më pas e skuqim dhe ana tjetër dhe  pak edhe anësoret e filetos nëse duam tu japim pak ngjyrë

Kur të jenë skuqur i heqim nga tigani dhe shtojmë gjalpin, hudhrën, qepën, shtojmë verën kur të jenë skuqur dhe e lëmë zjarrin të lartë derisa ajo të avullojë pothuaj e gjitha.Shtojmë domatet e thata dhe i lëmë në zjarr për 1-2 minuta sa të lëshojnë shijen e tyre. Ulim zjarrin dhe shtojmë panën, kripë e piper. E lëmë në zjarr shumë të ulët që pana të mos pritet dhe  duke e përzier herë pas here. Shtojmëspinaqin të copëtuar me dorë dhe pasi ky të zbutet shtojmë djathin e grirë.E lëmë në zjarr për 2-3 minuta derisa të shkrihet djathi.

Nëse keni përdorur edhe qumësht, shtoni niseshten për të trashur salcen. Vendosim salmonin në tigan, dhe pasi ti lyjemë me salcën dhe ato, i spërkasim sipër me majdanoz të grirë.

Si ta skuqim salmonin?

Të jetë në temperaturë ambienti prej 15 minutash.E thajmë me letër kuzhine që të evitojmëngjitjen në tigan gjatë skuqjes. Të sigurohemi që vaji është i nxehtë para se ta skuqim. E spërkasim me kripë e piper në momentin që do e vëmë në tigan, që të mos lëshojë lëngjet më parë, pasi rrezikon që të thahet gjatë skuqjes.

Kur të kthejme fileton ne tigan? 

Në momentin që shohim qëështë bërë me e bardhë deri afër mesit, vetëm atëherë e kthejmë. Vetëm kështu do të kemi një fileto krokante jashtë dhe të butë brenda. Pasi skuqim salmonin nuk e ndërrojmë tiganin por e përgatisim aty salcën, pasi aty kemi lëngun që ka lëshuar salmoni dhe që ka shume shije. E shërbejmë me pilaf të  bardhë ose me bukë të lyer me vaj ulliri dhe hudhër për ta lyer te salca. Mund të përdorni ose troftë ose merluc me këtë lloj salce.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor