Pjata kryesore 7 Shtator 2021

Tartë me kunguj

Pjata kryesore

Përbërësit:
1 petë sfoljat ose brisé
2 kunguj të vegjël
100 ml kos i trashë(tip kos grek)
1 vezë
100 gr djathë i bardhë
1 dorë fara luledielli të pjekura
Kripë, piper dhe rigon

Përgatitja: Hapim petën në formën e pjekjes. Shpojmë me pirun sipërfaqen e saj. Rrahim vezën dhe kosin dhe e shtojmë sipër petës. Kungujt i presim hollë dhe i shtojmë mbi kremin e kosit. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon. Shtojmë djathin e thërmuar.  E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 25 minuta. Para se ta shërbejmë shtojmë farat e lulediellit ose stika pishe.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor