Keshilla bukurie 6 Shtator 2021

Për kofshë pa celulit, besojini vajit të rozmarinës; Funksionon më mirë se çdo krem komercial

Keshilla bukurie

Shumë e dashur dhe aromatike, rozmarina nuk është perfekte vetëm në mishrat e pjekur ose coktaile, pasi vaji esencial ka shumë benefite për lëkurën dhe flokët. Le t'i zbulojmë së bashku!

Vaji i rozmarinës: Vetitë

Vaji esencial i rozmarinës ka shumë përfitime: stimulon sistemin nervor (nëse merret në formë avulli nxit përqendrimin dhe përmirëson kujtesën); është një kardiotonik (i rekomanduar për tensionin e ulët të gjakut, dobësi dhe lodhje); ka një funksion pastrues (është i shkëlqyer për detoksifikimin e trupit tonë); lufton celulitin (është i pranishëm në shumë kremra dhe balta të ndryshme sepse stimulon qarkullimin dhe ka një efekt drenazhues); anti-inflamator (kur përdoret për masazh i holluar në vaj bajameje të ëmbël, lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe muskujve) dhe bonifikues. Përveç kësaj, vaji i rozmarinës është i njohur për efektet e tij në flokë: i forcon ato, i mbron nga këputja, lufton rënien e flokëve. Pse? Sepse efektet e tij anti-inflamatore mund të ndihmojnë në parandalimin e zbokthit. Pa harruar se si të gjithë vajrat e tjerë, ai i rozmarinës përmirëson strukturën dhe u jep shkëlqim flokëve.

Vaji i rozmarinës: Si ta përdorni

Ju mund ta përdorni vajin e rozmarinës në mënyra të ndryshme dhe gjithçka varet ngatyrish, nga rezultatet që po kërkoni.

Difuzion për ambientin: Hidhni disa pika në një aparat për djegien e vajrave esencial ose në ujin e aparatit të lagështisë së radiatorit për të freskuar ajrin dhe për të përmirësuar përqëndrimin.  I përkryer gjatë pasditeve që kaloni duke lexuar libra.

Vaj anticelulit: Hidhni 5-10 pika vaj esencial  rozmarine në 100 ml vaj bajamesh të ëmbël, pastaj masazhoni kofshët dhe vithet. Do të bëjë një super stimulim të qarkullimit të gjakut.

Banjë tonifikuese:  10-15 pika vaj esencial në një banjë të ngrohtë janë ilaçi më i mirë për çlirimin e tensionit dhe eliminimin e stresit.

Shampo kundër rënies së flokëve: hidhni disa pika vaj esencial në një shampo flokësh me ph neutral, më pas vazhdoni me larjen e tyre si zakonisht. I  shkëlqyer në rast se keni flokë të dobët, të brishtë, të yndyrshëm dhe me zbokth. Hidhni disa pika edhe në flokë të lagur. Masazhojini butësisht në skalpin e kokës.

Vaji i rozmarinës, efektet anësore:  Ashtu si me të gjitha vajrat, nuk duhet të teprohet: gjithmonë kujtohuni ta holloni dhe të mos e përdorni  në gjendje të pastër, si dhe të mos e përdorni për periudha të gjata kohe pasi mund të bëhet toksik.  Eliminojeni në shtatzëni, sepse molekulat e tij hyjnë lehtësisht në qarkullimin e gjakut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor