Pjata kryesore 2 Shtator 2021

Speca me ajkë, pjata tradicionale e sofrës së veriut

Pjata kryesore

Specat me ajkë ose mazë janë një nga pjatat më të përhapura në veri. Maza për ata që nuk e kuptojnë është kajmaku ose ajka e qumështit. 

Përbërësit: 6-7 speca jeshile mesatare, 200 g ajkë (e freskët aq më mirë), 200 ml kos, 100 g gjizë, gjalpë dhe kripë.

Përgatitja: Specat siç i kemi, i lajmë i thajmë mirë dhe si fillim i pjekim. Unë personalisht vendos tiganin në zjarr pa vaj në temp të lartë dhe aty pjek specat. Pasi i kemi pjekur mirë ku janë veshur me cipë të zezë, i largojmë në një pjatë, i lejmë të ftohen pak dhe i qërojmë. Më pas me thikë i çajmë pak dhe i fusim një maje kripë dhe pak gjalp nga brënda për secilën.

Më pas tek tigani ku i poqëm, hedhim pak vaj dhe vendosim specat të marrin nje skuqje të lehtë. Ndërkohë në një tas të thellë bashkojmë ajkën, kosin, gjizën dhe pak kripë (kujdes sepse kanë dhe specat) nëse gjiza është e ëmbël. I përziejmë mirë dhe ja hedhim sipër specave. E lejmë të marri një val dhe të mpikset pak masa. Sipër shtojmë pak gjalpë. Me bukë të bërë vetë ose të freskët nuk ka të ngopur. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor