Femijet 31 Gusht 2021

Konflikti femër e re-femër e vjetër i pengon gratë të jenë gjyshe të mira

Femijet

Nga Lira Gjika/Mesa duket qënka shumë e vështirë që gratë të mund të bëhen gjyshe prej vërteti. Edhe pse ka shumë gjyshe të mira, të thjeshta e të mënçura, që janë krah nënave të reja, shumica lë shumë për të dëshiruar. I pushton një lloj zilije që nuk arrijnë dot ta komandojnë. Ndërhyjnë vënd e pa vënd ndërmjet nënës dhe fëmijëve. Pa menduar fare që nipërit dhe mbesat e tyre, duan të dinë fjalën e nënës. Nuk ka gjyshe në botë që mund të zëvëndësojë nënën. Edhe sikur nëna të jetë e keqe, detyra e gjyshes është të mos bëhet më e mirë se nëna, por të ndihmojë nënën që të nxjerri më të mirën nga shpirti për fëmijët e sajë, kjo është gjyshja. Jo ato që ndërhyjnë brutalisht dhe shëmtuar duke përdorur fëmijët dhe duke ja kundërvënë nënës. Këto gjyshe, që me fjalë i duan aq shumë nipërit dhe mbesat, ndërkohë bëjnë gjithçka për të minimizuar figurën e nënës te fëmija. Ky konflikt femër-femër, femër e re-femër e vjetër, I cili fillon e tirret që herët në marëdhënien nënë-vajzë, vazhdon të jetë prezent në ditët tona, po aq i egër sa në kohërat e shkuara. Natyrisht nënat e reja kanë fituar një lloj kurajo, por prapë janë peng i frikës nga nëna. Pasi nuk është konflikt i thjeshtë nuse vjehrë. Jo, është konflikt pushteti femër femër, nënë –vajzë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor