Pjata kryesore 29 Gusht 2021

Lakror me qepë e domate

Pjata kryesore

Tani është koha fiks për ta shijuar këtë recetë se domatet janë mjaltë.

PËRBËRËSIT: 2 qepë, 4 domate, 300 g miell, 200-250 g kos, sodë buke, kripë, piper,  dhe vaj.

PËRGATITJA: Në tigan kaurdisni qepët me kripë, sapo të marrin ngjyrë shtoni domatet e pastruara nga lëkurat. Të miat ishin super të pjekura. Kur gjella të mbetet me pak lëng shtoni piper të bluar. E lini të ftohet. Te mielli shtoni pak sodë buke, kripë, kos dhe pak ujë. Formoni brumin e lakrorit edhe e ndani në dy pjesë. Hapni petën dhe e shtroni te letra e furrës. Hapni edhe petën tjetër. E mbushni me gjellën petën poshtë, vendosni petën tjetër edhe mblidhni anët. Sipër e lyeni me pak vaj edhe gjalpë. E vendosni duke tërhequr letrën te teli i furrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor