Pjata kryesore 18 Gusht 2021

Fiks për stinën, ja si të përgatisni supën e peshkut më mirë se një shef kuzhine

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Për supën e peshkut në këtë recetë do të përdoret peshku merlucit ose i gjelit, i cili është një nga peshqit që lëshon një aromë shumë të mirë për supën.

Përbërësit (për 4-5 persona):•3 peshq merluc ose gjel •qepë •2 patate të mëdha •2 karota të mëdha •1 selino •1 filxhan çaji oriz •majdanoz •vezë •limone •kripë •piper.

Përgatitja: Peshqit të pastruar e larë mirë ashtu siç janë i ziejmë në një tenxhere me pak kripë, piper, degë nga selinoja, karrota, patatet dhe vaj ulliri. Pasi përbërësit ziejnë sëbashku, lëngu kullohet ku do ripërdoret prapë patatja, karrota, selinoja ndërsa qepa ka lëshuar aromën dhe nuk do të ripërdoret përsëri. Peshku pastrohet duke marr mishin e tij, coptohet në pjesë të imëta, patatet dhe karrotat priten kubik. Po ashtu edhe selinon e presim kubik dhe bashkë me orizin dhe lëngun e peshkut dhe perimet i vendosim të ziejnë përsëri. Shtojmë vaj ulliri, dhe i lejmë të ziejnë sa orizi është gati. Në fund i presim me vezë dhe limonë. Shtojmë majdanoz të freskët në fund për shije.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor