Keshilla bukurie 12 Gusht 2021

Nga problemet e lëkurës tek ngadalësimi i plakjes, pse shumë gra në botë po përdorin ujin e orizit

Keshilla bukurie

Të gjithë duam të dukemi më të rinj se ç’jemi, por vetëm dëshira nuk mjafton. Duhet të marrim masa për të mbrojtur lëkurën nga rrudhat dhe defektet e tjera. Një mënyrë është të aplikoni në lëkurë ushqimet që hani. Po sikur t’ia fiilloni nga uji i orizit?

Uji i orizit përmban minerale të ndryshme që kanë veti të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën. Kjo është arsyeja pse uji i orizit është përdorur që në kohët antike . Për të përatitur ujë orizi, ju thjesht do t’ju duhen 2 gota ujë dhe gjysmë gote oriz i pagatuar. Shpëlajeni si fillim orizin për t’i hequr papastërtitë, pluhurin dhe pesticidet, pastaj lëreni në ujë për 15 minuta për të përftuar ujin e orizit. Për çfarë është i dobishëm uji i orizit?

Maskë flokësh

Produktet që përdorim tek flokët shpesh i bëjnë ato të dobët dhe pa jetë. Nëse doni të rigjallëroni flokët tuaj, do t’ju duhet një maskë e mirë si për shembull ajo e ujit të orizit. Pasi të keni larë flokët me shampo, aplikoni ujin e orizit mbi to. Masazhojeni skalpin për disa minuta. Shpëlajeni thjesht me ujë. Bëjeni dy herë në javë për të gjallëruar flokët tuaj.

Pastrues për fytyrën

Një tjetër përfitim i ujit të orizit është se mund të përdoret si pastrues fytyre. Zhysni një tampon pambuku në ujin e orizit dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Masazhojeni për disa minuta derisa lëkura ta përthithë. Bëjeni rregullisht derisa të shihni përmirësime në fytyrë.

Trajtim për djegiet nga dielli

Uji i orizit mund të përdoret edhe në lëkurën e diegur nga dielli. Qetëson dhimbjen dhe eliminon skuqjen. Aplikojeni të ftohtë në lëkurë.

Ngadalëson plakjen

Uji i orizit ka shumë përbërës që rigjenerojnë lëkurën. Duke e përdorur vazhdimisht, do të përftoni vitamina dhe minerale të cilat do t’i mundësojnë lëkurës suaj të riparojë qelizat e dëmtuara dhe të duket e bukur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor