Guide per shendetin 10 Gusht 2021

Ndiheni të lodhur dhe pa energji? Ja se si ta mësoni trupin me vapën e çdo dite

Guide per shendetin


Nëse do të ekspozoheni gjatë ditës në diell për shkak të punës kini parasysh këto këshilla:

-Si fillim mësojeni trupin tuaj me të nxehtin në mënyrë graduale.
-Filloni të qëndroni më shumë në diell 7-14 ditë para valës së të nxehtit.
-Nëpikur të të nexhtit ekspozohuni në diell vetëm 20% ditën e parë dhe rriteni ekspozimin me jo më shumë se 20% ditët pasuese.
-Kontrolloni dhe kujdesuni vazhdimisht për kolegët duke u siguruar për gjendjen e tyre shëndetësore.
-Bëni pushime për të pirë ujë kur puna është intensive (1 gotë çdo 20 minuta)
-Vishni rroba me ngjyra të çelëta, të lirshme pambuku.
-Gjatë pikut të nxehtit nëse nuk keni mundësi të qëndroni në një ambient të kondicionuar, lagni me ujë kyçet, qafën dhe pjesën e sipërme të trupit.
-Mbroni kokën dhe fytyrën me kapele apo krem mbrojtës nga dielli dhe bëni pushime në hije.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor