Guide per shendetin 6 Gusht 2021

Ndryshojini sa më parë, këto 3 veprime të përditshme po ju SHKATËRROJNË veshkat

Guide per shendetin

Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale. Ato i ngjajnë një rrjete që filtron gjithçka dhe pengon hyrjen e elementeve toksike në organizëm. Por kjo rrjete mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme. Më poshtë do ju listojmë 3 prej tyre:

1.Nuk pini mjaftueshëm ujë: Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mospirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infeksioneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.

2.Hani shumë kripë: Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kriposura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.

3.Hani shumë mish të kuq: Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e e bën më të vështirë heqjen e toksinave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor