Femijet 6 Gusht 2021

Lejojini fëmijët të lyhen me tualetet tuaja; Ja pse duhet ta bëni sipas ekspertëve

Femijet

Pjesë e një fëmijërie të shëndetshme është të duash të bësh sikur je i rritur, dhe kjo mund të nënkuptojë veshjen e rrobave të prindërve ose provimin e buzëkuqit të mamit dhe lyerjen e  syve herë pas here. A është vërtet diçka normale të lejoni fëmijët të eksplorojnë kozmetikën në një moshë kaq të hershme?

- Grimi mund të jetë i mirë për vetëvlerësimin e tyre.

Sipas një studimi, 42% deri 56% përqind e adoleshentëve të moshës 12 deri në 17 vjeç përdorin produkte bukurie për  tu ndjerë më të sigurt. Një profesor thotë se është mirë që kjo i lejon ata të zhvillojnë identitetet e tyre.

-Grimi për fëmijët nuk është në thelb i keq, janë stereotipat që kanë të rriturit që mund të jenë të dëmshme.

Shumica e njerëzve thonë se grimi është i papërshtatshëm për fëmijët sepse ne duhet të mbrojmë pafajësinë e tyre. Por një ekspert shkroi se vetë-shprehja përmes produkteve kozmetike nuk është në thelb e gabuar. Janë supozimet që kanë shoqëria dhe të rriturit që shkaktojnë këto përshtypje negative.

- Ata mund të mësojnë për rutina dhe praktikat e shëndetshme të grimit në moshë të re.

-Është e pashmangshme që fëmijët të  eksplorojnë tualetet, kështu që dhe është më mirë ta pranoni këtë dëshirë sesa ta shtypni atë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor