Showbiz 1 Gusht 2021

Pas shtatzënisë dhe gjinisë, Aurela Hoxha tregon dhe emrin e veçantë të djalit të saj

Showbiz

Aurela Hoxha ndryshe nga prsonazhet e njohur, ka mbajtur shtatzëninë e saj të fshehur deri pas lindjes së fëmijës. Ajo jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe është bërë mami i një djali.

Pas fotografive me djalin e saj ajo postoi dhe ato me barkun e rrumbullakosur. Ajo që na mungonte ishte dhe emri i fëmijës. Për këtë ka menduar shoku saj më i ngushtë fotografi Endrit Mërtiri, i cili në një postim shkruan:

“Daja dhe tezja më cool e Alaron”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Endrit Mërtiri (@endritmertiri)

Vogëlushi i Aurelës quhet Alaron, por ende nuk dihet se çfarë kuptimi fshihet pas tij dhe kush e ka përzgjedhur. Megjithatë e sigurt është që ky është një emër shumë i rrallë dhe vogëlushi do të ndihet me fat kur të rritet.

Kujtojmë se Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.



 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor