Aktualitet 31 Korrik 2021

Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, ky është qyteti me më shumë raste

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shihet se ka një rritje në krahasim me ditën e djeshme, fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtimin mjekësor 21 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në  Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor