Showbiz 31 Korrik 2021

Është fansi i saj më i zjarrtë, ja si reagon Raiden kur sheh mami Jonën në ekran

Showbiz

Për prezantuesen e njohur, Jona Spahiu ndryshimet janë gjithmonë të mirëpritura. Ky vit shënoi një rikthim në ekran me formatin e ri “Kosherja”. Si natyrë e gjallë, ajo nuk e ka zakon të presë se kur dhe kush mund të kujtohet për të, ndaj, në shkëputjen e mëmësisë, Jona mori kohën e duhur për të punuar dhe për të zhvilluar ide të reja në lidhje me dy projekte televizive, por, si njeri i detajeve, gjërat nuk shohin kurrë dritën e realizimit, nëse nuk janë të kuruara në përsos mëri apo nëse nuk gjejnë kushtet e përshtatshme në zbatim.

Po si ka ndryshuar jeta e Jonës mes mëmësisë dhe rikthimit në ekran, zbulojeni më poshtë.

Tani që angazhimet janë më të mëdha, si e ndan kohën mes familjes dhe profesionit?
Sa herë që më bëjnë këtë pyetje, prekem, sepse është një nga pikat e mia të dobëta dhe kështu duhet të jetë për çdo nënë, e angazhuar ose jo. Përtej përkushtim it për t’i bërë të gjitha, është e pashmangshme koha fizike që i merret familjes, çfarëdolloj pune zgjedh të bësh. Nga ana tjetër, besoj që edhe sikur kjo kohë të jetë me bollëk, kur bëhet fjalë për familjen, nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Një shprehje e bukur që kam dëgjuar kohët e fundit thotë: “Familja është si shtëpia e plazhit, mos e lër rërën të futet brenda”, dhe unë kujdesem çdo ditë që të mos e fus rërën brenda.

Si reagon Raideni, djali trevjeçar, kur të sheh në ekran?
Në fillim i dukej e çuditshme e si rrjedhojë ishte indiferent, por nga ajo kaluam te “Dua të shoh mamin e bukur te Kosherja”.

A pritet që familja të shtohet me një motër apo vëlla?
Sigurisht, nuk ka bekim dhe gëzim më të madh, kështu që kur dhe çfarë të dojë Perëndia.

Lexoni intervistën e plotë duke klikuar në https://living.al/living41new.pdf

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor