Aktualitet 31 Korrik 2021

Flakët pushtojnë jugun e Shqipërisë, digjen qindra hektarë pyje në Tragjas dhe Karaburun

Aktualitet

Zjarret kanë pushtuar vendin, si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së ndërhyrjes në kohë nga ana e institucioneve përkatëse. Pas shuarjes së flakëve në Fier, problemi më i madh në vendin tonë është kthyer Vlora dhe Saranda, dy qytete, kurorat e gjelbra të të cilave janë pushtuar nga flakët.

Gadishulli i Karaburunit dhe fshati Tragjas prej më shumë se një jave janë nën pushtetin e flakëve, por ende nuk ka asnjë ndërhyrje me helikopterë nga ajri për të shuar flakët që kanë përpirë më shumë se disa qindra hektarë kullota.

Por edhe Ksamili është përfshirë nga flakët, aq sa gjithçka dallohet qartë dhe me sy të lirë nga Korfuzi.  Ndërkohë që zjarre ka pasur edhe në veri të vendit, por më të kontrolluara nga ato në jug. Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura, por nuk dihet pse helikopterët janë lënë në pushim nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile. Ministria e Mbrotjes ka 4 helikoptorë për situatat e zjarreve, dy helikopterë cougar e dy E16, por nuk janë vënë në dispozicion edhe pse për shkak të terrenit të thyer dhe malor, shuarja e flakëve nga toka është e pamundur./Burimi "Dosja.al"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor