Showbiz 31 Korrik 2021

Nuk i rezistoi trendit të mamave VIP, Aurela Hoxha poston foton me barkun e rrumbullakosur

Showbiz

Në ndryshim nga shumë vajza të njohura të showbiz-it shqiptar, që lajmin dhe disa copëza nga vijimi i shtatzënisë i kanë ndarë me ndjekësit, në Instagram-in e Aurela Hoxhës jo vetëm që nuk kishte asnjë detaj nga pritja e ëmbël, por fotografitë e vazhdueshme nga pushimet të bënin të mendoje që modelja e njohur as që e kishte ndërmend diçka të tillë. E megjithatë në qershor, të gjithë filluan të shkruanin se ajo ishte ishte bërë mama, lexoni U bë mama 6 vjet pas lidhjes me djalin nga Miloti, kjo mund të jetë arsyeja pse Aurela Hoxha nuk tregoi asgjë.

Mirëpo sërish mungonin "provat" dhe pozat e vazhdueshme me bikini nuk po na ndihmonin aspak, derisa para dy ditësh Aurela ndau edhe fotografitë e para me të birin, duke zbuluar me krenari para gjithë botës se ka sjellë në jetë një thesar (lexoni Aurela Hoxha është bërë mami, poston fotot e para me djalin).

Mirëpo mamaja e re nuk është mjaftuar me kaq. Ashtu si edhe shumë gra/vajza shtatzëna, as Aurela nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë foto me barkun e rrumbullakosur, foto që i përket datës 12 maj, por ajo e ka publikuar sot në Intagram. Një mrekulli, apo jo?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor