Kujdesi per fytyren 30 Korrik 2021

E dini që njollat kafe mund të hiqen edhe në verë? Mjafton të bëni këtë gjë ...

Kujdesi per fytyren

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë. Në qoftë se  jeni lodhur me trajtimet e shtrenjta dhe aspak efektive, Living ju propozon një super maskë që mund ta përdorni edhe tani që dielli është i fortë, por me një kusht që ta aplikoni vetëm në darkë.

MASKË ME BANANE DHE LIMON

 Me siguri gjëja e fundit që çoni në mend është të kombinoni bananen dhe limoni, mirëpo kjo përzierje e çuditshme jo vetëm që funksionon mbi njollat kafe, por i rikthen lëkurës së fytyrës shkëlqimin e mbyllur. I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C, acidit citrik të limonit me përbërësit me veti antiinflamatore të bananes, që luftojnë veprimin e radikaleve të lira, dhe agjentëve të tjerë të jashtëm. Për të realizuar këtë maskë ju nevojitet 1 banane e pjekur mirë dhe 1 limon. Shtypni fillimisht bananen dhe më pas bashkojeni me lëngun e limoni të shtrydhur. 

Këshillohet që kjo maskë vendoset mbi lëkurë të lagur, kështu që nëse jeni ende e trukuar, fshini fytyrën sa më parë. Më pas me ndihmën e një peneli përhapni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta derisa të thahet plotësisht. Ky trajtim duhet përdorur çdo ditë derisa të shihni rezultatet e para, të cilat shfaqen pas dy javësh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor