Showbiz 29 Korrik 2021

Kanë ruajtur dhe tortën nga dasma e Princeshë Dianës dhe Charles, do të shitët për këtë shumë të lartë

Showbiz

Edhe pse tashmë u bënë shumë vite që princeshë Diana është larguar nga jeta, dhe akoma më shumë vite që nga dasma e saj me Princin Charles duket se dikush është treguar më i zgjuar dhe ka ruajtur një detaj të veçantë nga celebrimi i tyre.

Copa e tortës martesore të Princit Charles dhe Princeshës Diana ka dalë në shitje pas katër dekadash për 500 paund. Ajo iu dorëzua Moyra Smith, një prej punonjësve të mbretëreshës Elizabeth në Clarence House, pas ceremonisë së vitit 1981. Mbeti në familjen e saj deri në vitin 2008, kur u ble nga një koleksionist i cili e shet tani. Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada.

Diana dhe Charles ndejtën bashkë për 15 vite dhe më pas i dhanë fund dasmës, edhe pse kishin 2 fëmijë bashkë. Kjo ishte dhe martesa më e bujshme nga familja mbretërore.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor