Showbiz 29 Korrik 2021

Është më e fortë se çdo gjë tjetër, Lori Hoxha zbulon frikën e saj më të madhe

Showbiz

Ajo është një prej emrave më të lakuar të showbizit shqiptar, fillimisht prej mbiemrit dhe trashëgimisë së perandorisë mediatike, më vonë prej stilit të saj të pangatërrueshëm që frymëzon një brez të tërë në rrjetet sociale, sidomos në Instagram ku shpeshherë më e madhja e familjes Hoxha ndan edhe detaje personale, siç janë për shembull fotot me dy nipat apo momentet në familje.

Megjithatë, Lori është kujdesur që gjatë këtyre viteve të mbajë sa më larg syrit zhbirues të medias, por edhe ndjekësve e dashamirësve, jetën e saj private, duke zgjedhur që të ndajë me ta atë çfarë ajo dëshiron, siç ka bërë së fundmi.

Në një intervistë për “Prive” ajo tregoi shumë nga jeta e saj, fokusi profesional, personl, si dhe tregoi edhe disa detaje që nuk i dinim më parë. Për shembull, e gjeni dot se cila është frika më e madhe e saj?

 “Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia, por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia (pra frika nga ambjentet e mbyllura). Nuk mund ta heq qafe realisht”,-u shpreh ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor