Kujdesi per fytyren 29 Korrik 2021

5 rregullat e arta të Jennifer Lopez, sekretet për një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme si ajo

Kujdesi per fytyren

Jennifer Lopez ka krijuar një markë të sajën për kujdesin ndaj fytyrës dhe lëkurës. Për këtë arsye në një intervistë këngëtarja ka treguar dhe disa sekrete ose rregulla bazë që ajo zbaton gjithnjë për një lëkurë të shëndetshme siç e ka dhe sot në moshën 52 vjeçare.

1-Nuk pi alkool.

Një nga 'sakrificat' është qëndrimi larg alkoolit për të ruajtur lëkurën e shëndetshme.

2-Nuk konsumon kafeinë dhe duhan.

Dihet tashmë që këto 2 përbërës ndikojnë në krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe shenjave në fytyrë.

“Unë nuk pi alkool as kafe. Me kalimin e kohës ato e dëmtojnë lëkurën tuaj."  tha ajo  për Us Weekly.

3-Ajo nuk del kurrë në diell, por edhe nëse duhet vendos gjithnjë kremin me mbrojtje të lartë.

4-Një gjumë i mirë.

“Unë dua nëntë ose 10 orë gjumë të mira, por kurrë nuk mund ta arrij këtë. Kështu që shtatë ose tetë janë të detyrueshme. Nëse nuk fle mirë thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem e çmendur, jam emocionale dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës.”-Tha Jennifer.

5- Është dhe përbërësi kryesor në koleksionin e saj të kujdesit të fytyrës: Vaji i ullirit.

I gjithë koleksioni i JLo Beauty bazohet në një sekret familjar të nënës dhe tezes së Lopez: vaji i ullirit.

Ajo e rekomandon përdorimin e tij për hidratimin e lëkurës, flokët dhe mbrojtjen antioksiduese. 

Gjithashtu dieta ushqimore dhe aktiviteti i rregullt fizik luajnë rolin e tyre në pamjen e admirueshme të J.Lo

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor