Femijet 25 Korrik 2021

Një gjyshe ia mori fëmijën nënës nga dora në plazh për t'i mësuar lezetin e ujit...

Femijet

Ne nje nga plazhet e jugut, nje gjyshe nga keto te zonjat, qe e kapin situaten per “briresh”, i mori femijen dy vjec nenes nga dora dhe e futi ne det, qe ti mesonte “lezetin e ujit”. Femija filloi te ulerije I tmerruar, por pa dobi, nena rrinte dhe e shikonte duke qeshur dhe sikur nuk mjaftonte nena indiferente, me te u bashkuan edhe te rritur te tjere qe qeshnin me ulerimat e femijes. Ky zakoni makaber i te rriturve, qe qeshin apo shkrihen gazit me femijen e vogel te tmerruar nga mosperfillja dhe frika, vazhdon te jete praktike e zakonshme pa na preokupuar per pasojat qe mund te shkaktoje.

Prinder, dhimsuria nuk eshte nje gje e lindur, ajo mesohet e zhvillohet nepermjet sjelljes se prinderve ndaj femijes dhe me pas edhe nga te rritur te tjere prane femijes. Prinder kini kujdes nga keto sjellje tuajat. E para, frika nuk largohet duke e “perplasur” femijen ne uje dhe duke qeshur. Kjo menyre vetem demton mekanizmat e empatise. Ju mund tu vije per te qeshur por femija eshte i tmerruar. E dyta, a ju ka shkuar ndermend se si do te ndiheshit ne nje situate te tille, qe ju te ishit te tmerruar dhe ata qe ju kane ne dore te qeshin e tallen ? prinder mos luani me emocionet e pa formuara te femijeve tuaj dhe mos u cudisni nese nje dite femija juaj, mund te behet I pandjeshem dhe indifferent ndaj te tjereve, keshtu e keni “gatuar” me indifference dhe te qeshura kur ishte keq. Lira Gjika


905905
34 Comments
46 Shares

Like

 

Comment


Share

34 Comments

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor