Showbiz 21 Korrik 2021

Do të veshë sërish fustanin e bardhë? Miqtë e Jennifer Lopez zbulojnë detaje të reja nga planet e saj

Showbiz

Lajmi se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kishin dhënë fund fejsesës së tyre, ndërkohë që të gjithë prisnim t'i shihnim në altar, sigurisht që bëri xhiron e botës, por asgjë nuk do të prodhonte më shumë lajm dhe bujë për mediet rozë se ribashkimi i saj me Ben Affleck. Edhe pse u munduan ta mbajnë fshehur, shumë shpejt të dy iu ''dorëzuan'' paparazz-ëve dhe pranuan se mes tyre kishin rilindur ndjenjat e dikurshme dhe se kësaj here ishin të gatshëm për të luftuar për marrëdhënien.

Por, a do ta vesh Jennifer Lopez kësaj here fustanin e bardhë? Për këtë duhet të prisni pak pasi 51-vjeçarja nuk dëshiron të marrë këtë hap kaq të rëndësishëm pa qenë e sigurt. Burime shumë të afërt të Jennifer thonë se ajo ndihet tashmë shumë e lumtur përkrah Ben Affleck, por nuk dihet ende gati për të folur publikisht për lidhjen e tyre e as për të marrë ndonjë vendim të madh.

"Jennifer dhe Ben janë përfshirë shumë me njëri-tjetrin, por nuk ndjejnë akoma nevojën për t'u fejuar apo për t'u martuar. Ata kanë qenë të dy të martuar më parë dhe nuk e shohin si diçka të domosdoshme. Kjo lidhje ishte e shkruar të ndodhte dhe të gjithë rreth tyre mendojnë se ata janë një dyshe perfekte."-ka thënë për “E! News”, një burim i afërt me çiftin. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor