Showbiz 21 Korrik 2021

Nuk e mbajti të fshehtë, Eliona Pitarka tregon pse zbuloi menjëherë portretin e vajzës

Showbiz

Aktorja e humorit Eliona Pitarka është bërë mama e Galës pak kohë më parë dhe ka qenë një nga personazhet e njohurm që e ka treguar menjëherë portretin e vajzës. Ajo ndan shpesh momente me të në rrjetet sociale dhe është e pranishme çdo ditë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Më fund Eliona ka shpjeguar pse  ka bërë këtë zgjedhje dhe çfarë mendon për besëtytnitë që shpesh i bëjnë njerëzit t’i mbajnë gjërat e bukura për vete;

“Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam zgjedhur mos t’i besojë. Më thoshin mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë , mos i pri thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës, nuk duhet të dalësh 40 ditë. Për mendimin tim nuk mund të lejoj që gjërat që nuk janë të vërtetueshme, nuk kanë një shpjegim, të më stresojnë ditën. Fakti qe kam zgjedhur ta publikojë Galën, ta tregojë imazhin e saj, nuk besoj as tek syri i keq, nuk kam pse të mos e ndaj gëzimin tim, gëzimin e ardhjes në jetë të vajzës dhe ta mbajë të fshehur. Të gjitha këto janë mendimet e mia, por doja ta ndaja me ju këtë fakt, sepse ndonjëherë krijojmë strese, pak delikate jemi pas lindjes dhe pak besëtytnitë që na rëndojnë. Unë mendoj që nuk duhet të bazohemi fare tek to dhe të shijojmë bebushat”, shprehet Eliona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor