Showbiz 21 Korrik 2021

"Më keni nxjerrë namin kot, nuk dua..." Hygerta Sako sqaron një herë e mirë muhabetin e burrit

Showbiz

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga momenti që Hygerta Sako u shpall ‘’Miss Shqipëria’’, në ndryshim nga shumë vajza që kanë prodhuar këto spektakle bukuri, të cilat kanë mbetur tashmë në harresë, ajo ka patur fatin të vazhdojë pasionin e saj, rrugën e televizionit. Prej disa vitesh është pjesë e ekranit të TVSH-së, ku prezanton krysisht programe të lidhura me futbollin. Moderatorja sportive vazhdon të ruajë të njëjtin sharm si atë të viteve më parë, e të njëjtën gjë mund të themi edhe për linjat e saj.

Së fundmi, ajo po shijon pushimet me vajzën dhe nënën e saj në jug të Shqipërisë, prej nga ku ka dhënë një intervistë për “Ora Verore” ku iu ka dhënë fund njëherë e mirë dyshimeve rreth jetës sentimentale dhe ka treguar se nuk është e dashuruar, madje as që është në kërkim të një burri për momentin.

“Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënë time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd.”, -është shprehur ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor