Guide per shendetin 20 Korrik 2021

Trajtoni celuitin në kushte shtëpie; Disa prej mënyrave më efikase

Guide per shendetin

1.      Ushqehuni shëndetshëm

Përdorimi i një diete të shëndetshme dhe rritja e aktivitetit fizik ndihmon në reduktimin e celulitit. Të humbësh peshë dhe të mbash përqindjen e duhur të yndyrnave të trup, redukton celulitin,

Disa nga ushqimet kryesore që parandalojnë apo reduktojnë celulitin, janë:

·         Farat e linit. Lini është një ushqim i mrekullueshëm për lëkurën dhe rënien në peshë. Ai rregullon nivelin e estrogjenit dhe mund të rrisë prodhimin e kolagjenit nga trupi. Mund ta konsumoni në sallatë, smoothie ose thjesht kokërr.

·         Ushqime hidratuese. Për shkak të dehidratimit, lëkura mund të thahet, prandaj këshillohet të konsumoni më shumë ushqime hidratuese, si perimet dhe frutat e freskëta, veçanërisht pjepri, kastraveci, selinoja, agrumet dhe barishtet e freskëta.

·         Ushqime të pasura me fibra. Këtu përfshihen perimet, frutat e thata dhe farat. Fibrat ndihmojnë për pastrimin e zorrës së trashë, frenojnë urinë, ndihmojnë metabolizmin dhe balancojnë hormonet. Ushqimet e pasura me fibra që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh janë perimet jeshile dhe kokrrat, të cilat janë dhe mjaft të dobishme pasi zvogëlojnë radikalet e lira që janë përgjegjëse për plakjen e lëkurës.

·         Burime proteinike të pastra. Ushqimet proteinike cilësore si mishi i viçit i ushqyer me bar natyral, pulat e rritura në natyrë, vezët e pasterizuara, peshku i egër dhe proteinat organike rrisin metabolizmimn dhe ndihmojnë në reduktimin e celulitit.

·          Yndyrnat e dobishme (EFAs and MCFAs). Kokosi dhe peshku i egër përmbajnë acide yndyrore për inde të shëndetshme. Konsumoni një lugë gjelle në ditë vaj kokosi ekstra virgin dhe një racion peshk të egër (ose 1000 mg vaj peshku në ditë) për rezultate më të mira.

·         Kelp. Kelpi është një algë mjaft e dobishme. Ai përmban një përbërës i quajtur fukoksantinë,  e cila gjendet në bimët me përmbajtje të lartë klorofili. Fukoksantina ndihmon trupin të djegë yndyrnat, duke reduktuar shfaqjen e celulitit. Shtojeni kelpin në dietën tuaj!

·         Uji. Mendoni se të pish shumë ujë është e rëndësishme për të reduktuar celulitin? Po! Uji e mban lëkurën të hidratuar dhe ndihmon nxjerrjen e toksinave nga trupi. Globulat e yndyrës nën lëkurë strehojnë toksinat duke e bërë celulitin më të dukshëm. Pastroni celulitin duke pirë 8-10 gota ujë të freskët në ditë. Një lëkurë e hidratuar  duket më e lëmuar, pa gropëza, dhe më e rinuar.

 

Përpiquni të shmangni apo reduktoni këto ushqime që mund të krijojnë ose përkeqësojnë celulitin:

·         Sheqer dhe kripë. Nëse ju mendoni që dieta juaj nuk ka efekt mbi celulitin, mendoheni dhe njëherë! Ja përse: sheqeri shkakton humbjen e lëngjeve, inflamacion dhe ruajtjen e yndyrnave – të gjitha këto rrisin shfaqjen e celulitit. Lexoni etiketat e ushqimeve dhe përpiquni të reduktoni apo eleminoni nga dieta juaj ato që kanë sheqer të shtuar.

Po ashtu, limitoni marrjen e kripës, pasi është një nga shkaqet kryesore për humbjen e lëngjeve, dhe shkakton përkeqësim të celulitit dhe tharje lëkure.

·         Drithërat e rafinuara. Këto kthehen menjëherë në sheqer dhe rrisin prodhimin e yndyrës në trup.

·         Ushqimet alergjene. Si psh.gluteni, butakët (molusqet) dhe kikirikët të cilët mund të shkaktojnë alergji ose inflamacion. Këto kanë efekte negative në lëkurë duke pakësuar qarkullimin dhe penguar në përthithjen normale të lëndëve ushqyese.

·         Yndyrnat e hidrogjenizuara. Yndyrnat jo të shëndetshme shkaktojnë inflamacion dhe ndikojnë në rritjen e peshës. 

2.      Konsumoni më tepër kolagjen

Indet lidhëse – përfshirë shtresat e lëkurës përmbajnë kolagjen. Kur lëkura është e fortë, shfaqja e celulitit reduktohet. Kolagjeni është proteina me sasinë më të madhe në trupin e njeriut dhe shërben për elasticitetin e lëkurës,  inde të rinuara dhe të forta. Një nga mundësitë më të mira për të marrë kolagjen është supë më lëng mishi (kocka), e cila përmban aminoacidet e quajtur proline dhe glicinë që krijojnë kolagjenin. Kolagjeni ndihmon në forcimin e indeve të lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e shkaqeve të celulitit.

 Një studim i publikuar në Journal of Medicinal Food në vitin 2005, rezultoi që në pacientët që morën 2.5 gram Peptide Bioaktive Kolagjeni (BCP), patën “pakësim domethënës të shkallës së celulitit dhe reduktim të valëzimit të lëkurës… BCP e marrë për 6 muaj çoi në një përmirësim të dukshëm të pamjes së lëkurës në femrat që vuajnë nga një celulit mesatar.“  Dhe siç pritej, rezultatet ishin më domethënëse në gratë mbipeshë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor