Keshilla bukurie 15 Korrik 2021

Para dhe pasi u bënë princesha; Këto janë të gjitha ndryshimet që i ndodhin grave të familjeve mbretërore në botë

Keshilla bukurie

Përfaqësuesit e familjeve mbretërore vëzhgohen vazhdimisht nga miliona njerëz. Çdo paraqitje e tyre publike  ndiqet nga mijëra kamera profesionale dhe amatore, dhe fotot e tyre mbushin media në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse anëtarët e monarkive janë të detyruar të ndjekin rregulla të shumta në lidhje me  kujdesin për veten. Ja ndryshimet që kanë bërë persona të ndryshëm që janë bërë pjesë e familjeve mbretërore:

-Vetullat: Kate Middleton ndryshoi me mjeshtëri formën e vetullave të saj duke ngritur butësisht këndin e tyre, gjë që i bën sytë të duken më të hapur, ndërsa vetullat duken natyrale. Fytyra e Kate filloi të dukej më harmonike.

-Theksimi i nofullës: Ashtë një art i vërtetë të mos mbingarkoni fytyrën me konturim, por përkundrazi, të bëni theksimet e duhura. Kate përdor një nuancë rozë bronzeri, e cila i jep fytyrës së saj një pamje të freskët.

-Charlene, Princesha e Monakos, nuk ka frikë të përdorë buzëkuq të ndritshëm. Por për këtë, ajo zgjedh nuancat klasike të së kuqes. Ajo gjithmonë duket elegante, duke zgjedhur ngjyra mat.

-Onde natyrale: Kur ishte studente, Kate kishte flokë me onde gati të çrregullta. Kur ajo u fejua, dukesha e ardhshme filloi të drejtojë flokët e saj dhe të krehë majat nga brenda. Sot, duke qenë pjesë e familjes mbretërore, Kate preferon një ngjyrë natyrale të flokëve dhe onde të mëdha.

-Princesha Japoneze, Hisako Takamado, preferon të mbajë thonj të shkurtër në formë katrore, dhe ato janë gjithmonë të pastruara dhe me pamje neutrale. Më shpesh, princesha aplikon manikyrin me tonalitete të  ngjyrës bezhë.

- Mbretërit modernë shmangin modelet komplekse të flokëve që i bëjnë flokët të bien shumë në sy. Ata u japin përparësi flokëve voluminoze, si dhe flokëve të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Rania, Mbretëresha e Jordanisë, i kushton vëmendje të veçantë marrjes vëllimit pranë rrënjëve.

-Kushërira e Princave William dhe Harry, Princesha Eugenie, duhet të jetë gjithnjë e gatshme për  daljet e saj. Në të njëjtën kohë, imazhi i saj nuk duhet të ngjajë me një "fytyrë në Instagram". Ajo rrëfeu se shpesh bën tualetin gjatë rrugës për në një event. Eugenie aplikon një sasi minimale të kozmetikës dhe pëlqen të përdorë bronzer dhe bojë për vetullat.

-Mbretëresha Elizabeth II gjithashtu bën vetë grimin e saj. Ajo fton grimerë profesionistë vetëm kur përgatiten për ngjarje publike. Është hidratuesi i lëkurës që e ndihmon atë të duket shumë më e re se mosha e saj.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor